×
  • Sport
  • Sport

    Bodo/Glimt: Video dëshmon se trajneri i portierëve të Romës e sulmoi trajnerin tonë

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 18:01

    Mbrëmë për herë të dytë Body/Glimt e ka shkatërruar Romën për herë të dytë, përcjell Reporteri.net.

    Glimt përsëri triumfoi ndaj Romës, por që nuk ishte rezultati i thellë siç e kishte bërë më parë, megjithëse skuadra norvegjeze kishte përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1, në favor të saj.

    Ndërsa, Lorenzo Pellegrini, akuzoi trajnerin e skuadrës norvezgje për sulm ndaj trajnerit të portierëve të Romës, por klubi norvegjez tani ka ofruar një version tjetër.

    “Sjellja e Romës nuk është vetëm një sulm fizik ndaj Kjetil Knutsen. Është një sulm sistematik ndaj vlerave të Glimt. Si një klub i vogël, ne nuk mund të qëndrojmë me kapele në dorë dhe të pranojmë një sjellje të tillë”, thuhet në një komunikatë zyrtare të lëshuar nga klubi.

    “Roma po bombardon mediat me gënjeshtra për të fshehur sjelljen e tyre josportive. Glimt e di se ka një video të incidentit, ku shihet sulmi ndaj Knutsen nga përfaqësues të stafit të Romës. Klubi e ka parë këtë video. Kërkojmë që publiku të ketë qasje në këtë video në pronësi të UEFA-s. Një shkelje e rregullave të lojës është se trajneri i portierëve të Romës u pozicionua në mënyrë të paligjshme jashtë zonës së stafit të stërvitjes, ku vazhdimisht ngacmonte verbalisht dhe me gjeste Knutsen. Glimt e njoftoi arbitrin e katërt dhe delegatin e UEFA-s për këtë në disa raste. Ankesat nuk u morën parasysh dhe trajneri i portierëve të Romës u lejua të vazhdonte sjelljen e tij pa pengesa”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

    “Ishte një provokim sistematik, manipulim dhe së fundi, ushtrim i dhunës fizike ndaj Kjetil Knutsen. Ne kemi besim se një organ objektiv do të injorojë pretendimet e pasakta nga ekipi trajnerëve të Romës. Glimt nuk sheh zgjidhje tjetër veçse të raportojë Nuno Santos në polici në bazë të sulmit fizik ndaj Kjetil Knutsen”, thuhet në komunikatën e klubit të Bodo/Glimt, të shkruar nga drejtori i përgjithshëm, Frode Thomassen.

    Kjetil Knutsen, Glimt kishte thënë se Nuno Santos e kishte sulmuar fizikisht, teksa kishte tërhequr për qafe atë.

    Ndërkaq ata kanë bërë thirrje te UEFA që të marrin masa kundër Romës.

    E, klubin austriak e kishte mposhtur FC Prishtina.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!