×
  • Sport
  • Sport

    Boksieri e puthi dhunshëm gazetaren, ajo përgatit padi

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 13:08

    Një gazetare sportive që quhet Jenny Sushe, do të padis boksierin e njohur Kybrat Pulev.

    Raportohet se gazetarja ka marrë avokaten Gloria Allredin për t’u marrë me punët deri në ngritjen e padisë, transmeton Reporteri.net.

    Në anën tjetër, vetë boksieri është munduar të del nga kjo situatë, pasi pak ditë më vonë tha se puthja kishte ndodhur si përshëndetje mes miqsh.

    “Gazetarja Jenny është në fakt shoqe e imja dhe pas intervistës isha aq i ngazëllyer sa që i dhashë një puthje”, ka thënë ai.

    Sidoqoftë, në video nuk shihet ndonjë reagim i theksuar nga gazetarja, mirëpo për mënyrën si është ndjerë ajo e tregon padia./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!