×
  • Sport
  • Sport

    Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj fiton titullin ‘New IBF International Champion’, hap rrugën drejt titullit botëror

    Reporteri
    20 Korrik 2024 | 12:05

    Jurgen Uldedaj nga Shqipëria është kampion i ‘New IBF International Champion’ pasi mbrëmë në Arabi, ka mposhtur kampionin e Evropës, Steve Ward, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin e kanë dhënë familjarët e Jurgenit përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Anglezi 33 vjeçar kishte 14 fitore dhe 2 humbje në karrierë.

    IBF International, është paratitull dhe është rruga e vetme, për të sfiduar titullin e madh, “IBF World Champion”, të cilin e synon në vazhdim boksieri nga Lezha e Shqipërisë, Jurgen Uldedaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!