×
  • Sport
  • Sport

    Boksierja Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun “Brussels Capital”

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 9:54

    Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare.

    Ajo ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtur në Belgjikë, shkruan Reporteri.net.

    Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg.

    Është ky turneu i parë nën drejtimin e “World Boxing”, në të cilin u përfaqësua Federata e Boksit e Kosovës.

    Paraqitje relativisht të mirë patën edhe boksierët tjerë. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!