×
  • Sport
  • Sport

    Bonucci: Jam 90% i kompletuar si lojtar, më mungon vetëm një gjë

    Reporteri
    23 Korrik 2022 | 16:49

    Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, tha se ai ka fituar gjithçka me klubin përveç Ligës së Kampionëve, por nuk ka hequr dorë nga shpresa.

    Italiani ishte pjesë e tetë nga nëntë sukseset e njëpasnjëshme të Juves për titull në Serie A, duke fituar gjithashtu pesë herë Kupën e Italisë, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, ai kurrë nuk e ka shijuar suksesin në Evropë, pasi ka qenë një finalist humbës dy herë në Champions League.

    Duke folur për Tuttosport dhe La Gazzetta dello Sport, ai tha: “Kur u bashkova, ëndrra ime ishte të kisha një karrierë të shkëlqyer dhe të fitoja gjithçka.

    “Pothuajse e kam arritur. Unë jam 90% atje. Më mungon ajo pjesë e vogël që na lëndon ne tifozët e Juventusit. Le të shpresojmë që gjatë dy viteve të ardhshme të kontratës sime të gjejmë sërish stabilitet në Evropë. Fitimi është gjithmonë i vështirë. Hapi i parë është të arrish në çerekfinale, atëherë duhet fat. Në një sezon kaq unik çdo gjë mund të ndodhë, kështu që pse të mos besoni në të ardhmen e Juventusit në Evropë”, ishin fjalët e qendërmbrojtësit italian.

    Që nga arritja e fundit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017, Juventusi u eliminua më pas në çerekfinale në secilin nga dy sezonet e ardhshme, por që atëherë nuk ka arritur të kalojë 1/8.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!