×
  • Sport
  • Sport

    Bonucci konfirmon paradën e Italisë: Kemi fituar negociatat

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 8:23

    Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci zbuloi se Azzurrët do të hipin në autobus të hapur pasi fituan negociatat për paradën.


    Italianët kanë udhëtuar nga Quirinale në Palazzo Chigi dhe mbrojtësi i Juventusit, i cili shënoi golin e barazimit në finale, zbuloi se ata janë të gatshëm të parakalojnë trofeun e Euro 2020.

    “Një emocion i papërshkrueshëm”, tha Bonucci për Sky Sport Italia. “Bërja e këtij udhëtimi nga Quirinale në Palazzo Chigi ishte e bukur”.

    “Tani do të hipim në autobusin e hapur, këtë sukses ia kemi borxh tifozëve. Ne i fituam negociatat për të qenë në gjendje ta bëjmë këtë raund për mbështetësit tanë. Kupa është e tyre”, ka shtuar më tej ai.

    Kjo është hera e dytë që Italia arrin ta fitojë Kampionatin Evropian, derisa Anglia ende nuk e ka shijuar një gjë të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!