Leonardo Bonucci e ka pranuar se kishte mbetur gojëhapur nga gjendja fizike e Cristiano Ronaldos pas rikthimit nga karantina, duke thënë se bashkëlojtari i vet është paraqitur në gjendje të përkryer fizike në stërvitjet e Juventusit.
Futbolli italian u pezullua më 9 mars për shkak të pandemisë koronavirus, virusit tejet ngjitës i cili i ka mbytur mbi 400 mijë persona në gjithë botën deri më sot, transmeton Gazeta Express.
Lojtarët e klubeve të Serie A ishin detyruar të vetizoloheshin në përputhje me ligjet e reja të qeverisë në lidhje me ruajtjen e distancës sociale për dy muaj rresht.
Por tani me lehtësimin e masave kufizuese pas rënies së madhe të rasteve me Covid-19, klubet italiane kanë marrë dritën e gjelbër për të stërvitur në grupe në qendrat e veta stërvitore.
Juventusi është duke u përgatitur për t’u kthyer në fushë më 12 qershor, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Italisë kundër Milanit.
Bonucci thotë se Ronaldo u kthye në klub në formën e njëjtë fizike siç e kishte para pandemisë.
“Si e gjeta? Ashtu siç e lashë. Ai është super atlet, profesionit i madh. Më ka treguar se çfarë kishte bërë për ta ruajtur kondicionin gjatë karantinës”, tha Bonucci për Ronaldon.
“Ai u kthye në gjendje të përsosur. Ai nuk të mahnit, është kampion, nga të gjitha pikëpamjet”, shtoi ai. /Reporteri.net/