Bota e sportit është në zi sot.
Kalorësi Dean Holland ka ndërruar jetë sot pas aksidentit që e pësoi së fundmi.
34 vjeçari u rrëzua me kalin e tij në “Donald Racecourse” sot dhe nga lëndimet e pësuara, fatkeqësisht ndërroi jetë, shkruan “Daily Mail”.
Holland ishte viktimë e një tollovie mes garuesve në garën e mbajtur në Victoria, në afërsi të Melbournet në Australi.
Për të, rrëzimi në shpejtësi ishte fatal, ndërsa garuesi tjetër që u rrëzua, Alana Kelly, arriti t’i shmangej turmës.
Racing Victoria dhe Asociadioni i Victorian Jockeys i shprehën ngushëllime familjes së viktimës, i cili i la prapa gruan dhe katër fëmijët e tij.
Holland ishte një kalorës i dalluar me plot suksese, ndërsa e kishte pasion të madh kalërimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.