×
  • Sport
  • Sport

    Brazili interesohet për Luis Enrique

    Reporteri
    12 Janar 2023 | 22:36

    Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) raportohet se ka zgjedhur tashmë pasardhësin e Tites, i cili braktisi postin e trajnerit pas eliminimit nga Botërori 2022.

    Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Luis Enrique është objektivi numër një dhe se kontaktet mes palëve janë tejet të shpeshta ditëve të fundit.

    I njëjti burim thotë se Ednaldo Rodrigues, presidenti i CBF-së, rikthehet në punë këtë të enjte, pasi ka qenë me pushime dhe zgjedhja e trajnerit është çështja më e rëndësishme dhe urgjente, duke synuar të zgjidhë dosjen sa më shpejt të jetë e mundur.

    Lideri dëshiron të thyejë normën e të pasurit një trajner brazilian dhe ka synuar tregun ndërkombëtar. Emra si Guardiola, Ancelotti dhe José Mourinho ishin gjithashtu në listë, me Luis Enriquen, i cili u largua nga Spanja pas Kupës së Botës, tashmë si objektivi kryesor i tij.

    Megjithatë, sipas “Sport”, lojtarët kryesor të Brazilit tashmë kanë bërë të ditur se mirëpresin opsionin e Fernando Diniz, trajnerit brazilian që aktualisht drejton Fluminensen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!