×
  • Sport
  • Sport / Video

    Braziliani Endrick prezantohet si lojtar i Real Madridit

    Reporteri
    27 Korrik 2024 | 12:11

    Braziliani i ri, Endrick është prezantuar sot si lojtar i Real Madridit, shkruan Reporteri.net.

    Ai është prezantuar nga presidenti i Realit, Florentino Perez.

    Ashtu si edhe Kylian Mbappe, edhe Endrick është prezantuar në “Santiago Bernabeu”.

    Endrick do ta vesh fanellën me numrin 16.

    Zyrtarizimi i sulmuesit brazilian u bë të dielën nga faqja zyrtare e gjigantit spanjoll të futbollit, 584 ditë pasi kishte nënshkruar për këtë skuadër.

    Marrëveshja me Palmeirasin për të ishte mbyllur para më shumë se një vjet e gjysmë, por transferimi është shtyrë për t’iu përmbajtur rregullave të FIFA-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!