×
  • Sport
  • Sport

    Brightoni e turpëron Liverpoolin, e mposht 3 me 0

    Reporteri
    14 Janar 2023 | 17:52

    Liverpooli po vazhdon të zhgënjejë tifozët në mbarë botën.

    Ekipi i Jurgen Klopp është turpëruar sot nga Brigtoni pasi është mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen të vlefshme për javën e 20-të në Premierligë, shkruan Reporteri.net.

    Ekipi vendas të tre golat i shënoi në pjesën e dytë.

    Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 47-të me anë të Solomon March, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kaoru Mitoma, ndërsa i njëjti lojtar shënoi një gol të bukur në minutën e 53-të për epersinë 2-0.

    Në minutën e 82-të ishte Danny Welbeck, i cili shënoi për rezultatin 3-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

    Pas kësaj fitore, Brightoni e sheh veten në pozitën e shtatë me 30 pikë, ndërsa Liverpooli renditet i teti me 28 pikë.

    Në ndeshjen e ardhshme, Liverpooli luan derbon ndaj Chelseat, ndërsa Brigtoni udhëton te Leicester City.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!