×
  • Sport
  • Sport

    Briliant Broja, ia sjell fitorën e parë në Premier Ligë Southamptonit këtë sezon

    Reporteri
    16 Tetor 2021 | 18:03

    Sulmuesi shqiptar, Armando Broja po vazhdon me formën e tij fantastike.

    Sot ai shënoi golin e parë në Premier Ligë me fanellën e Southampton, transmeton Reporteri.net.

    Goli i tij ia solli fitorën e parë Southamptonit këtë sezon në Premier Ligë kundër Leeds United.

    Shqiptari shënoi gol në minutën e 52-të pas një asistimit të Redmond.

    Southampton ka 7 pikë pas 8 ndeshjeve është në pozitën e 15-të. Kurse Leeds united ka 6 pikë dhe është në vendin e 17-të.

    Kjo ishte ndeshja e parë e Armando Brojas si startues./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!