×
  • Sport
  • Sport

    Broja, shqiptari i Chelseat

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 21:52

    Me ardhjen e Frank Lampard në postin e trajnerit, Chelsea i ka dhënë shumë përparësi futbollistëve të rinj.


    Përveç se janë inkuadruar disa futbollistë të rinj në skuadrën e parë, edhe me grupmoshat U-21 është duke u punuar shumë.

    Në prag të fillimit të edicionit të ri, klubi londinez ka publikuar listën e futbollistëve të zgjedhur për grupmoshën U-21 në edicionin 2019/20.

    Në mesin e futbollistëve të zgjedhur është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Armando Brojën, i cili do ta mbajë fanellën me numrin 57.

    Broja në edicionin e kaluar bëri 21 paraqitje, derisa arriti të shënojë dy gola. Pozita e tij natyrale në fushë është e qendër sulmuesit.

    Mbetet të shihet se cila do të jetë minutazhi i tij brenda fushë së blertë gjatë sezonit të ri, nën komandën e ish-mesfushorit të “bluve të Londrës”, Frank Lampard.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!