Gianlugi Buffon ka thënë se Lionel Messi është si Roger Federer, ndërsa Cristiano Ronaldo është si Rafael Nadal
Pyetja më e shpeshtë që është bërë në dekadën e fundit është ajo se kush është më i miri, Messi apo Ronaldo, shkruan Reporteri.net
Të dy kanë fituar nga 5 herë Topin e Artë, por është Buffon që ka bërë krahasimin më të mirë të mundshëm për këtë dyshe.
“Federeri ka një klas të pakufijshëm. Nadali është këmbëngulës, punëtor dhe ka fituar pothuajse aq shumë sa Federer. Nëse punon fort dhe pret që të kesh progres do të jesh së bashku në garë me ata më të talentuarit,” ka thënë Buffon.
“Nadali është shembulli. Leo Messi është si Federer, ndërsa Cristiano Ronalod si Nadali, mendoj që është një krahasim i mirë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.