Gianluigi Buffon i dha fund aventurës së tij me Juventusin dhe po shqyrton ofertat për vazhdimin e karrierës.
Sipas “GianlucadiMarzio” 43-vjeçari mund të rikthehet te klubi i tij i fëmijërisë, Parma.
Ekipi i Parmës ka rënë në Serie B dhe po kërkon një lider si Buffon t’i rikthejë prapë në elitën e futbollit italian.
Megjithatë, për Buffon ka oferta edhe nga vendet tjera si Greqia e Brazili.
Vet italiani ka thënë se nëse do të ketë një ofertë që do t’i ngjallte interes do të pranonte, në të kundërtën do të pensionohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.