×
  • Sport
  • Sport

    Bundesliga: Granit Xhaka në 11-shen më të mirë të vitit

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 11:46

    Bundesliga e ka bërë të ditur ekipin më të mirë të këtij sezoni.

    Në formacionin e vitit të ligës elitare gjermane bën pjesë edhe Granit Xhaka, i cili me ekipin e tij Bayer Leverkusen u shpallën kampion, për herë të parë në histori.

    Përveç tij, nga skuadra e “farmacistëve” janë edhe Florian Wirtz, Jonathan Tah, Jeremie Frimpong, Alejandro Grimaldo dhe Victor Boniface.

    Në 11-shen e vitit, Bayern Munchen përfaqësohet nga Harry Kane dhe Jamal Musiala, teksa Suttgarti janë Waldemar Anton dhe Serhou Guirassy.
    Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso, tani e synon edhe një trofe, atë të EUROPA LEAGUE.

    Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Leverkusen e mposhti Romën me rezultat 2:0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!