Albert Bunjaki ka thënë se Kombëtarja e Kosovës do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian që mbahet vitin e ardhshëm
Kosova sot përballet me Gjibraltarin në një ndeshje të karakterit miqësore, ndërsa më 14 tetor luan ndaj Malit të Zi për kualifikueset e EURO 2020, raporton Reporteri.net
Ish-trajneri i Kosovës në një prononcim të shkurtër për Reporterin ka thënë se Kosova ndaj Malit të Zi duhet të ketë durim dhe se kualifikimi në EURO 2020 do të ndodhë.
“Në ndeshjen me Malin e Zi duhet të kemi durim, por jam i sigurt se do të fitojmë,” ka thënë Bunjaki për Reporteri.net
“Unë besoj në fitore normal edhe mendoj që Kosova momentalisht ka një Kombëtare shumë më kualitetative se Mali i Zi, mbi të gjitha Kosova ka kreativitetin dhe shpejtësinë dhe normal me përkrahjen e tifozëve është fenomenale.
I pyetur se a beson që Kosova do të kualifikohet në EURO 2020, Bunjaki u përgjigjë kështu:
“Po, jam i sigurt 100 % në kualifikim, edhe pse më shumë mendoj që përmes play-offit të Ligës së Kombëve,”.
Albert Bunjaki do të jetë i pranishëm në stadiumin Fadil Vokrri në të dyja ndeshjet, si ndaj Gjibraltarit ashtu edhe ndaj Malit të Zi.
Ndryshe, më poshtë mund ta shihni intervistën e plotë të Albert Bunjakit ku tregon shumëçka rreth Kombëatres së Kosovës. /Reporteri.net/