×
  • Sport
  • Sport

    Burgoset personi që ia shiti pasaportat false, Ronaldinhos dhe vëllait të tij

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 8:42

    Sipas raportimeve të fundit nga “Mundo Deportivo”, thuhet se është dënuar me burgim personi i cili i shiti pasaportat false Ronaldinhos dhe vëllait të tij.


    Gjykata e Paraguait tregoi këtë të premte, se braziliani Wilmondes Sousa Lira, është në paraburim për shitje të pasaportave false, Ronaldinhos dhe vëllait të tij, shkruan Reporteri.net

    Kështu, sipas gjykatës, braziliani do të mbetet në praburgim deri në një vendim të dytë nga organi i lartë i Paraguait.

    Kujtojmë se Ronaldinho dhe vëllai i tij mbetën në paraburgim për një muaj në një stacion policor që shërbente si burg derisa, më 7 prill, atyre iu dha arresti shtëpiak pas lirimit me kusht me pagesë 1.6 milion dollarë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!