Dikur njëri prej burgjeve më të dhunshme në Britani të Madhe, burgu Altcourse, ku Dean Saunders do ta vuajë dënimin, tani ka edhe akademi të futbollit.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Dean Saunders, u dënua me 10 javë burgim për shkak se kishte refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit përmes nuhatjes në rrugë.
55-vjeçari ishte ndalur nga policia nën dyshimin se po e ngiste makinën nën ndikimin e alkoolit në Chester më 10 maj.
Saunders, i cili i kishte zhvilluar 75 ndeshje për Kombëtaren e Uellsit, mezi kishte dalë nga makina e tij Audi A8 duke u mbajtur për saj, kur policia i kishte kërkuar të dilte, që ishte dukshëm i dehur.
Ai kishte refuzuar ta bënte testin e alkoolit dhe si pasojë ishte arrestuar dhe dërguar në paraburgim.
Të mërkurën, ai u dënua me 10 javë burgim, të cilat do t’i vuajë në burgun HMP Altcourse, në Liverpool, sipas mediave angleze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.