×
  • Sport
  • Sport

    Bushi modifikon listën, thërret dy futbollistë nga Kategoria e Parë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 18:14

    Pas Christian Panuccit, edhe trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi është detyruar të modifikojë listën fillestare të futbollistëve që kishte ftuar për të përballuar ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës.

    Kjo pasi portierin e Shpresave, Gentian Selmani e mori Kombëtarja e madhe për të zënë vendin e Strakoshës, ndërsa futbollisti i Apollon Smyrnis, Leonidea Rossi refuzoi të vijë me Shqipërinë, raporton Top Channel.

    Kështu për të zëvendësuar kapitenin e Laçit, Bushi ka thirrur portierin e Erzenit të Shijakut, Elton Vata, ndërsa për të zëvendësuar Rossin, ka marrë Senad Hysenajn e Besës së Kavajës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!