×
  • Sport
  • Sport

    Caktohet dita dhe ora e “El Clasicos” së parë këtë sezon

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 14:45

    “El Clasico” i parë këtë sezon në La Liga do të luhet në “Camp Nou” të shtunën më 24 tetor.


    Kjo do të jetë hera e parë kur do të takohen Zinedine Zidane dhe Ronald Koeman si trajner, pasi holandezi u emërua trajner i Barcelonës në verë në vend të Quique Setien.

    Vitin e kaluar ndeshja e parë në mes Barcelonës dhe Real Madridit u mbyll pa gola, me gjigantin katalonas që udhëhiqej nga Ernesto Valverde në atë kohë.

    Reali dhe Barça nuk janë takuar që nga 1 marsi, kur skuadra e Zinedine Zidane fitoi 2:0 në “Santiago Bernabeu”, falë golave nga Vinicius Junior dhe Mariano Diaz.

    Para “El Clasicos”, Real Madridi do të luajë kundër Cadiz në këtë të shtune dhe kundër Shakhtar Donetsk në kuadër të Ligës së Kampioneve të mërkurën më 21 tetor.

    Ndërsa Barça do të ndeshet me Getafen të shtunën ndërsa në kuadër të Ligës së Kampionëve do të ndeshet kundër Ferencvaros të martën më 20 tetor.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!