×
  • Sport
  • Sport

    Cana kujton triumfin historik ndaj Greqisë, Strakosha ia lë një koment interesant në Instagram

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 17:30

    Sot 15 vite më parë, Shqipëria e kishte mposhtur Greqinë me rezultat 2-1 në ‘Qemal Stafa’, derisa Lorik Cana ka publikuar një foto në Instagram, ku edhe ka pranuar një koment interesant nga Thomas Strakosha


    Kombëtarja e Shqipërisë e kishte gjunjëzuar Greqinë, e cila ishte kampione e Evropës atë kohë, ndërsa golat në për Kuqezinjtë në këtë takim i kishin shënuar Edvin Murati dhe Adrian Aliaj, shkruan Reporteri.net

     

    View this post on Instagram

     

    4.9.2004 ?? ⚽️⚽️ vs ⚽️ ??

    A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

    Lorik Cana në këtë takim ishte startues dhe sot në Instagram ka publikuar një fotografi, ku ka pasur komente nga më të ndryshmet, por vlen të përmendet ai i portierit të Lazios, Thomas Strakosha.

    “Mfal Lorik Cana por portieri është më i miri”, ka komentuar Thomasi duke iu referuar portierit legjendar, babait të tij Foto Strakoshës.

    Por, Cana iu është kundërpërgjigjur në mënyrë brilante duke respektuar figurën e Foto Strakoshës, ish-portierit të Kombëtares shqiptare.

    “Thomas Strakosha, rastësisht nuk e kishte taken ne krahun e majtë, Cpt Foti”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!