×
  • Sport
  • Sport

    Capello e paralajmëron Barcelonën: Nesë Interi e ka ndalur Messin, mund ta ndalojë edhe Yamalin

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 20:42

    Fabio Capello ka dhënë një paralajmërim të fortë: nëse Interi që fitoi tripletën në vitin 2010 arriti të ndalte Lionel Messin dhe Barcelonën në rrugën drejt trofeut të Ligës së Kampionëve, atëherë nuk ka arsye pse skuadra aktuale e Simone Inzaghit të mos bëjë të njëjtën gjë ndaj Lamine Yamal dhe shokëve të tij.

    Interi siguroi një vend në gjysmëfinalet e Champions League pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-3 ndaj Bayern Munich gjatë dy javëve të fundit.

    Golat e Lautaro Martínez dhe Davide Frattesi sollën një fitore 2-1 në Bavari, ndërsa në ndeshjen e kthimit në San Siro, që përfundoi 2-2, golat u shënuan nga Lautaro dhe Benjamin Pavard.

    Capello, në kolonën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, ka nisur tashmë analizat përballë sfidës së madhe Inter-Barcelona, që do të luhet më 30 prill në Stadio Olimpico.

    Ai pranon se Barcelona ka një nga repartet më të frikshme sulmuese në botë për momentin, me Yamal, Raphinhën dhe Robert Leëandoëskin.

    Megjithatë, për ta ndalur këtë treshe, Capello thekson se çelësi do të jetë mesfusha.

    “Nëse Interi që fitoi tripletën ndali Messin, atëherë mund ta bëjë sërish ndaj Yamalit,” shkroi Capello.

    “Sigurisht që Inzaghi nuk do t’i lejojë Yamalit apo Raphinhës të kenë shumë hapësirë përpara. Yjet e Barcelonës kanë shumë cilësi për t’u ndalur në aksione të hapura, dhe Leëandoëski është vdekjeprurës në zonë. Por Interi është shumë i zoti në mbylljen e hapësirave dhe ruajtjen e ekuilibrit.”

    Sipas Capellos, “sfida brenda sfidës” do të jetë ajo në mesfushë: Pedri dhe De Jong përballë Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan.

    “Të dy mesfushorët e Barcelonës janë shumë të zotë në transformimin e aksionit nga mbrojtja në sulm. Por, nëse do të duhej të zgjidhja, do të mbaja mesfushën e Interit. Pak skuadra në Evropë mund të krenohen me një repart kaq të organizuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!