Fabio Capello e kishte vërejtur herët talentin e Leo Messit, por asnjëherë nuk arriti që ta kishte nën urdhërat e tij
Capello ka stërvitur shumë lojtarë të klasit botëror, por pavarësisht se dëshironte ta kishte nën urdhërat e tij edhe Leo Messin, një gjë e tillë nuk u bë realitet asnjëherë, ani pse dëshira e trajnerit italian qëndronte, shkruan Reporteri.net
73 vjeçari e kishte vërjetur talentin e Messit, kur ky i fundit ishte vetëm 16 vjeç. Capello u mahnit kur pa argjentinasin duke luajtur në ndeshjen Juventus-Barcelona, e cila ishte e vlefshme për trofeun Gamper.
“Unë u njoha me Messin për hera e parë në trofeun Gamper, ne ndeshjen Juventus-Barcelona. Kishte 90,000 spektatorë dhe ai ishte 16 vjeç,” ka thënë Capello.
“Unë iu afrova Rijkaardit pas 15-20 minutash dhe e pyeta: ‘Dëgjo, a mund ta huazosh tek unë për një vit?’.
“Çfarë më tha Rijkaard? Unë e dija që ata kishin tre të huaj dhe nuk mund ta kishin një tjetër të huaj si të katërt në listë dhe tha: “Fabio mos u shqetëso, nuk ka problem për ne, do të arrijmë të luajmë me të. Që atëherë Messi ishte mbresëlënës,”.
Ndryshe, Messi i ka qëndruar besnik Barçës dhe deri tani ka fituar pesë herë ‘Topin e Artë’. /Reporteri.net/