Prishtina është mposhtur nga skuadra amatore e Gjibraltarit, St Joseph’s në ndeshjen kthyese të fazës kualifikuese të Europa League.
Këtë eliminim nuk kanë mundur ta pranojnë lehtë tifozët e skuadrës, pasi që kundërshtari ka qenë një skuadër amatore, shkruan Reporteri.net
Kryetari i Plisave, Albert Kastrati mendon se Prishtina e ka shitur lojën.
“Nuk e meritojnë Plisat nuk e meritojnë qytetaret e Prishtines me ja hup krenarin klubit tone, un menoj qe klubi jon e ka shit lojen si mrena si jasht e dyshimet e mija forcohen edhe ma shum kur e kemi trener josen. Boll moo , Marreeeeeeeeee”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Ndryshe, pas kësaj humbje, përfundon edhe ëndrra e tifozëve kosovarë që ta shohin legjendën angleze, Steven Gerrard në Prishtinë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.