×
  • Sport
  • Sport

    Çartet gjiganti evropian: E duam Rashicën dhe atë qysh në janar bile

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 16:45

    Milot Rashica është shndërruar në prospektin më të nxehtë për klubet e mëdha evropiane të cilat kërkojnë me çdo kusht shërbimet e vushtrriasit.


    Ylli i ‘Dardanëve’ është duke kaluar nëpër një formë të zjarrtë me klubin e tij dhe tani vlera e kartonit të tij vlen hiç më pak se 50 milionë euro, shkruan Reporteri.net

    Gjiganti gjerman, Schalke 04 është tejet e interesuar për shërbimet e tij, madje ata janë aq të vendosur për Rashicën sa që kërkojnë ta transferojnë atë qysh në afatin kalimtarë të janarit.

    Schalke 04 ka në dispozicion rreth 13 milionë euro për të, shumë kjo e cila konsiderohet fyese për klubin e Werderit të cilët nuk kanë ndërmend ta largojnë pa pranuar së paku në konto rreth 50 milionë euro.

    Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022 dhe duket se klubi nga Bundesliga nuk do ta lë 23 vjeçarin të largohet, të paktën deri në verën e ardhshme.

    E në verën e vitit 2020, nëse arrin ndonjë ofertë e majme dhe e parefuzueshme, Werderi do ta shqyrtonte me kujdes.

    Mirëpo, dëshira e Rashicës mbete Premierliga angleze, atje ku flitet për një interesim të skuadrës londineze Crystal Palace, të cilët e shohin Rashicën zëvendësim të denjë në rast të largimit të Wilfried Zahas./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!