Granit Xhaka nuk e ka përjetuar aspak mirë zëvendësimin që iu bë në ndeshjen kundër Crystal Palace, derisa tifozët e Arsenalit e vërshëllyen atë gjatë kohës kur po dilte nga fusha
Arsenali është duke luajtur me Crystal Palace ku rezultati aktual është 2-2 me Xhakën që kishte asistuar te goli i parë, shkruan Reporteri.net
Unai Emery vendosi që ta zëvendësonte mesfushorin me prejardhje nga Prishtina, derisa ky i fundit u vërshëllye nga tifozët në kohën kur po dilte nga fusha.
Por, Xhaka gjatë rrugës për në zhveshtore vendosi që t’iu kundërpërgjigjej tifozëve me anë të këtij gjesti që do ta shihni në videon e mëposhtme.
Ai madje hoqi fanellën në shenjë pakënaqsie dhe nuk shkoi te banka rezervë, por vazhdoi rrugën drejtë e në dhomat e zhveshjes ./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.