Bokseri anglez, Tyson Fury u desht të ndahej nga sigurimi i shumtë në numër që gjendeshin në sallën e stërmbushur të Wrestlingut.
Ish kampioni i kategorisë së rëndë i cili është duke pritur për rimeçin e shumëpritur me Deontay Wilder, ka bërë që të shpërndahen thashethemet se ai mund të dalë në wrestling profesional, shkruan Reporteri.net
Fury ishte ulur përballë ringut në një ndeshje të Smackdownit në Staples Centre të Los Angelesit.
Por, Gipsy king ishte më shumë sesa një spektator gjatë ndeshjes me 8 persona.
Ai e gjeti veten shumë shpejt në mes të aksionit për shkak se ekipi i Heavy Machinery, The Miz dhe Strowman u ndeshën me Randy Orton Bobby Roode, Aj Styles dhe Dolph Ziggler.
Pasi Stroëman u ‘turr’ drejt kundërshtarit të tij jashtë ringut, Fury shpërtheu dhe mori vëmendjen e mbrëmjes.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.