×
  • Sport
  • Sport

    Messi tregon “trimërinë” pasi Cavani i kërkoi të rrahen: Jo veç me ty, merri të gjithë bashkëlojtarët

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 9:49

    Edinson Cavani dhe Lionel Messi kishin një përplasje verbale në barazimin 2-2 në mes të Uruguait dhe Argjentinës.


    Sulmuesi i Paris Saint-Germain duket se nuk i pëlqente driblimet e yllit të Barcelonës he më pas filloi përplasja mes tyre.

    Cavani kapet nga kamerat duke i thënë Messit se nëse dëshiron një përleshje, ai është i gatshëm, madje në fushë.

    “Le të përleshemi”, i thotë uruguaiani argjentinasit.

    “Jo vetëm me ty, por merri edhe të gjithë bashkëlojtarët”, ia ktheu 32-vjeçari, transmeton Telegrafi.

    Por, e gjithë kjo skenë kaloi në qetësi dhe Cavani pas ndeshje tha se morën një gjë pozitive nga ky takim miqësor.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!