×
  • Sport
  • Sport

    Ceferin vjen me deklaratën befasues për Barcelonën, Real Madridin e Juventusin

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 16:22

    Ende po vazhdon lufta mes UEFA-s dhe klubeve që tentuan të organizojnë ‘Superligën Evropiane’.


    Së fundmi është presidenti i UEFA-s, Alesander Ceferin që ka ardhur me një deklaratë lidhur me tre klubet që janë ende të interesuara në projektin e Superligës Evropiane, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk do ta kisha problem t’i shihja këto klube të largoheshin nga UEFA”.

    “Është qesharake të shohësh se ata duan të krijojnë një garë të re dhe, në të njëjtën kohë, të luajnë në Ligën e Kampionëve”.

    “Këta njerëz u përpoqën të vrisnin futbollin me drejtorët e tyre të paaftë”.

    “Florentino Perez ankohet, duke thënë se klubi i tij mund të mbijetojë vetëm me Superligën dhe pastaj ofron 180 milionë euro për të nënshkruar me Kylian Mbapé”.

    Sipas raporteve në Gjermani, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid nuk kanë hequr dorë nga projekti i tyre në Super League dhe po përgatisin një format të ri që përfshin dy divizione: Super League 1 dhe Super League 2 me një sistem promovimi dhe rënieje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!