Gjatë ditës së sotme është shoqëruar në polici edhe një tjetër tifoz çek
Sipas burimeve të Indeksonline të cilët ishin duke punuar për koreografinë, ai është parë disa herë rreth stadiumit në ora 4 të mëngjesit.
Ai kishte edhe një çantë me vete, në të cilën ende nuk dihet se çfarë kishte.
Kujtojmë se mbrëmë është raportua për ndalimin e tetë shtetasve të Çekisë të cilët kishin planifikuar që nesër gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”.
Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.