Milot Rashica po shkëlqen me fanellën e Werder Bremenit dhe formën e lartë pritet që ta bartë edhe me Kosovën ku këtë muaj luhen dy finalet e mëdha
Kosova luan dy ndeshjet që do të përcaktojnë se a do të kualifikohemi në EURO 2020 nëpërmjet kampanjes kualifikuese, shkruan Reporteri.net
‘Dardanët’ më 14 nëntor luajnë me Çekinë në Plzen, ndërsa tri ditë më vonë ballafaqohen me Anglinë në Prishtinë.
“Look mum, there’s a goat on the pitch” @milotrashica ?#werder #B04SVW pic.twitter.com/o8tdtsUqHW
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) October 26, 2019
Milot Rashica është duke kaluar formën jetësore dhe të gjithë presin nga ai që të lansojë ca raketa edhe ndaj Çekisë e Anglisë.
Ylli nga Vushtrria në 8 ndeshjet e fundit ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 2 asiste për bashkëlojtarët e tij, gjë që e konfirmon se ai po kalon në formë të jashtëzakonshme.
?? Milot Rashica at Werder Bremen:
? 48 matches
⚽️ 19 goals
?️ 8 assistsSo far this 2019-2020 season:
? 8 matches
⚽️ 6 goals
?️ 2 assistsGift from above ?? pic.twitter.com/7lKei9pLpS
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) November 2, 2019
Kujtojmë që për Milotin kanë shfaqur interesim shumë skuadra të njohura evropiane, ndërsa ëndrra e vetë futbollistit është që të luajë në Ligën e Kampionëve. /Reporteri.net/