Gjithsej 22 emra i ka lista e Bernard Challandesit, në të cilën trajneri zviceran ka caktuar lojtarët që konkurrojnë për të luajtur në ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë.
Në atë listë mungojnë pesë titullarë të padiskutueshëm të Kosovës, të gjithë të lënduar.
Për Arbër Zenelin e Hekuran Kryeziun është ditur shumë më parë se do të mungojnë.
Javë më parë është lënduar edhe Milot Rashica, për të cilin deri të premten kishte një fije shprese.
Pas tij u lëndua edhe Herolind Shala e po ashtu Benjamin Kololli nuk ia doli të sanojë një lëndim muskulor. Kur janë të gatshëm, të gjithë këta startojnë te Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Rashica luan në krah të djathtë të sulmit, Zeneli në krah të majtë, ndërsa Kololli si mbrojtës i majtë, por shumë i avancuar. Kryeziu e Shala janë dyshja defanzive më e mirë e mesfushës së Kosovës.
Sikur mungesa e pesë titullarëve të mos mjaftonte, në listën e Challandesit ka lojtarë që nuk po kalojnë momentin më të mirë, për dallim nga Përfaqësuesja që është në momentin më të mirë të saj prej themelimit.
Kështu Samir Ujkani nuk ka skuadër, njëjtë si Visar Bekaj. Ujkani e Bekaj janë rezervistë të portierit Arijanet Muriq, që ka humbur vendin te Nottinghami, për shkak të formës.
Një prej mesfushorëve të rëndësishëm, Besar Halimi, është urdhëruar të gjejë skuadër, pasi nuk bën pjesë në planet e Brondbyt. Valon Berisha, që është rikthyer në Përfaqësuese, po lufton për minuta te Lazio, pasi ka sanuar lëndimin që e mbajti gjatë jashtë fushës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.