×
  • Sport
  • Sport

    Çekia shton masat e sigurisë para takimit me Kosovën

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 15:56

    Sot me fillim nga ora 20:45, Çekia dhe Kosova do të takohen për ta zhvilluar ndeshjen e rëndësishëm në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.


    Edhe pse me mungesa të shumta, ‘Dardanët’ do të mundohen që të japin më të mirë nga vetja sonte dhe t’i marrin tre pikë të plota nga stadiumi ‘Doosan Arena’, shkruan Reporteri.net.

    Padyshim se mungesë e madhe tek Kosova është Vedat Muriqi, i cili kohëve të fundit po kalonte në formë fantastike.

    Nga e gjithë kjo, Federata e Futbollit të Çekisë dhe shteti çek, e shohin këtë ndeshje si të rëndësishme, kështu për të mos lejuar befasi, kanë shtuar edhe masat e sigurisë për këtë takim.

    Më poshtë keni edhe pamjet e forcave të sigurisë, të realizuar nga gazetarët tanë atje.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!