×
  • Sport
  • Sport

    Çekiç e ‘shpon’ portën e kundërshtarëve, gol i mrekullueshem nga ylli shqiptar në Slloveni

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 12:42

    Endri Çekiçi vazhdon të shënojë në kampionatin slloven. Mesfushori nga Pogradeci gjeti golin e 4-t sezonal këtë mesjavë në transfertën ndaj Domzales, sfidë të cilën Olimpija e Ljubljanës e fitoi me rezultatin e thellë 1-4.


    Në minutën e 32-të kur rezultati ishte i mbërthyer në barazim 1-1, Çekiçi nxorri një perlë nga repertori i tij duke kaluar në epërsi skuadrën kryeqytetase.

    Me një predhë nga një distancë e largët prej 25 metrash, 22-vjeçari la të shtangur portierin e Domzales. Deri në fund Olimpija shënoi edhe dy herë të tjera duke ruajtur vendin e parë edhe pas javës së 11-të tashmë në kuotën e 24 pikëve, shkruan Supersport.al, transmeton Klan Kosova.

    Me këto dy gola të realizuar në vetëm pak ditë njëri më i bukur se tjetri, Endri Çekiçi i dha një tjetër sinjal trajnerit të kombëtares shqiptare Edy Reja si për t’i thënë se është gati të tregojë veten edhe me fanellën e kuqezinjëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!