×
  • Sport
  • Sport

    ‘Çele gurë gojën’ – Publikohen pamje nga atmosfera në zhveshtoren e Barçës pas turpërimit që ia bëri Liverpooli

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 10:27

    Ndeshja Liverpool-Barcelona që përfundoi 4-0 në të mirë të anglezeve mbetet njëra nga më dramatiket në histori të Ligës së Kampionëve


    Liverpooli u mposhtë në ndeshjen e parë gjysmëfinale nga Barça 3-0, ndërsa në të takimin e kthimit, ‘Të Kuqtë’ në Anfield fituan 4-0 dhe u kualifikuan në finale, ku më pas mposhtën Tottenahmin 2-0 dhe u kurorëzuan me trofeun më të çmueshëm evropian për klube, raporton Reporteri.net

    Përmbysja që ndodhi në Anfield ishte fenomenale dhe kjo humbje do të mbetet gjatë në memorien e futbollistëve të Barcelonës.

    Image

    Tashmë është publikuar një video ku shihen lojtarët e Barçës në zhveshtore pas humbjes 4-0 dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.

    “Çele gurë gojën”, as edhe një fjalë e vetme nuk dëgjohet në zhveshtore, derisa futbollistët janë secili më i mërzitur se tjetri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!