Ylli kosovar i futbollit, Bersant Celina, po vazhdon me paraqitjet e tij spektakolare.
Në ndeshjen që Swansea City e ka luajtur sot në udhëtim kundër Derby County, Celina është notuar me notën më të lartë nga të gjithë lojtarët.
Kosovari nuk regjistroi gol apo asistim, pasi rezultati përfundimtar ishte 0:0, por loja e tij numëroi pak topa të humbur dhe shumë pasime të sakta që nxirrnin skuadrën përpara.
Këto paraqitje të Celinës gëzojnë secilin tifoz të Kosovës, me shtatorin që po afron për ndeshjet eliminatore, ku synohet fitorja kundër Republikës së Çekisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.