Bersant Celina e ka pranuar se fitorja e Kosovës kundër Republikës së Çekisë në ka qenë shumë e rëndësishme në përpjekjet e Kosovës për ta siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020 për herë të parë.
Kosova e Bernard Challandes e mundi me rikthim 2:1 Çekinë të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, falë golave nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, pasi Patrick Schick i kishte kaluar vizitorët në epërsi në fillim të takimit.
Celina, i cili luajti 90 minuta për t’i ndihmuar verdhekaltërve t’i grumbulloni tri pikë të tjera të mëdha, shkroi në rrjetet sociale pas ndeshjes për rëndësinë e fitores ndaj çekëve.
Fitorja e së shtunës pasdite në Prishtinë nënkupton se Kosova tani grumbullon 8 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se rivali i drejtpërdrejt për këtë vend, Çekia, me Anglinë lidere të Grupit A me 9 pikë.
“Çfarë fitore e rëndësishme. Tani radhën e ka Anglia. Forca!” shkroi Celina në Instagram.
Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit të martën për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s stadium në ndeshjen e ardhës kualifikuese për Euro 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.