×
  • Sport
  • Sport

    Çelu tokë, Raheem Sterling vlen 40 milionë euro më shumë sesa Lionel Messi

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 21:34

    Raheem Sterling ka bërë një fillim mjaft të mirë në edicionin 2019/20. Ai fillimisht shënoi kundër ish-klubit të tij, Liverpoolit, në Community Shield në Wembley.


    Pastaj, në ndeshjen e parë të Ligës Premier, Sterling shënoi një het-trik ku City fitoi ndaj West Ham 5-0 në Stadiumin e Londrës.

    Sterling ishte një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por a mund të kalojë ai në një nivel tjetër?

    Sipas Observatorit të Futbollit (CIES), Sterling tani është më i vlefshëm se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

    Për herë të parë në karrierën e tij, Sterling e ka tejkaluar Messin, pasi tani ka vlerë prej 207.8 milionë euro. Mosha e Messit ka bërë që shifra e tij të bie në 167.4 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!