×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë deshi të zbulojë Zidane? Asensio dhe Vinicius luajtën mbrojtës të majtë dhe të djathtë

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 7:04

    Real Madridi është eliminuar nga Champions League nga Chelsea, duke u mposhtur 2-0 në sfidën e kthimit në Londër.


    Zinedine Zidane është njeriu që është duke u kritikuar më së shumti në mediat spanjolle, për skemën dhe vendosjen e futbollistëve.

    Befasisht, Zidane luajti sërish me skemën 3-5-2 dhe kulmi ishte duke startuar me Vinicius Junior si mbrojtës i djathtë.

    U mendua se do të ndryshojë diçka në pjesën e dytë, por Zidane i qëndroi besnik vendimit të tij, kësaj radhe duke bërë një tjetër gabim, sulmues Marco Asensio duke e inkuadrua në vend të Ferland Mendy, në pozitën e mbrojtësit të majtë.

    Në fund, Reali u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3-1 dhe ky eliminim do të ketë shumë peshë në të ardhmen e Zizu, sipas mediave spanjolle.

    Në finale të Champions League, Chelsea do të ketë punë me Manchester Cityn, pra finale tërësisht angleze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!