×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë goli nga Besar Halimi, Kosova shënon kundër Spanjës

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 22:15

    Kosova ka shënuar gol në ndeshjen kundër Spanjës që po zhvillohet në Sevilla në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022. Me golin e bukur të Besar Halimit, Kosova ka ngushtuar rezultatin në 2-1.


    Në pjesën e parë, Spanja shënoi dy gola të shpejtë kundër Kosovës.

    Rezultati u zhbllokua në ndeshjen Spanjë-Kosovë në minutën e 34 kur Daniel Olmo shënoi gol kundër Kosovës. E menjëherë në minutën e 36, Spanja ka arritur të shënoj për 2-0.

    Ferran Torres ishte golashënuesi i golit të dytë.

    Deri në minutën e 34, Kosova u mbajt mirë kundër Spanjës, e cila është një nga kombëtaret më të forta në botë.

    Para ndeshjes pati shumë diskutime nëse do të intonohet himni i Kosovës në Sevilla të Spanjës, vend i cili nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Megjithatë spanjollët intonuan himnin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!