×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë huqje nga ana e yllit kosovar

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 21:14

    Donis Avdijaj ka humbur një rast jashtëzkonisht të mirë në sfidën Trabzonspor-Besiktas


    Trabzonspori e mposhti 4-1 Besiktasin në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Turqisë, shkruan Reporteri.net

    Donis Avidjaj në këtë takim nuk ishte titullar, por u inkuadrua në lojë në minutën e 78-të.

    Ylli kosovar vetëm pesë minuta pasi u fut në lojë pati një rast tejet të volitshëm për të shënuar gol.

    Avdijaj dështoi të shënonte në portën e Loris Karius me topin që përfundoi lartë mbi portë.

    Ndryshe, ai shënoi javën e kaluar me Trabzonin dhe festoi me shqiponjë, ndërsa pritet që të ketë ftesë edhe nga Kosova për ndeshjet e tetorit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!