×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë Kosove miq, ‘Dardanët’ bëjnë ngritjen më të madhe në histori

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 10:54

    Kosova po vazhdon të ngritet dukshëm në ranglistën e FIFA-s


    Kombëtarja e Kosovës në futboll tani është në vendin e 114-të dhe kjo është arritja më e madhe në histori që nga pranimi në UEFA e FIFA, shkruan Reporteri.net

    Kjo ngritje nuk është rastësi pasi vjen në kohën kur Kosova po shkëlqen dhe nuk po pyet për kundërshtarë.


    Këtë muaj Kosova fitoi dy ndeshjet në Fadil Vokrri, kundër Gjibraltarit 1-0 dhe Malit të Zi 2-0.

    Ndërkaq në muajin e ardhshëm ‘Dardanët’ kanë dy sfidat më të rëndësishme që do të thonë shumë për kualifikim në EURO 2020, ndaj Çekisë dhe Anglisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!