Cristiano Ronaldo ishte shumë afër që të shënonte një gol të bukur mbrëmë ndaj Atletico Madridit
Juventusi luajti baras 2-2 me Atletico Madridin në ëanda Metropolitana në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net
Italianët kishin epërsinë e dy golave, por spanjollët arritën që në minutën e 90-të ta barazonin rezultatin me anë të Herreras.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit në skenë u shfaq Cristiano Ronaldo, i cili shmangu mjaft mirë pesë futbollistë të Atleticos, por që në fund topi përfundoi fare pranë shtyllës pingule.
Sigurisht, sikur topi të përfundonte në rrjetë do të ishte njëri nga golat më të bukur të mbrëmjes. /Reporteri.net/
Only if that went in..?@Cristiano Ronaldo ??? pic.twitter.com/Ae1zkYlNLZ
— B3 (@b3naldo7) September 18, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.