×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë shorti: Prishtina përballë Barcelonës në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 15:07

    Është hedhur shorti për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve në futsalli.


    Mabetex Prishtina ka peshkuar gjigantin e futbollit, Barcelonën, në përballjen e cila do të zhvillohet në Spanjë.

    Barcelona ka tre tituj në Ligën e Kampionëve dhe është aktualisht kampion, ku sezonin e kaluar në finale mposhti ElPozo Murcia FS me rezultat 2-1.

    Takimi do të zhvillohet mes 12 dhe 17 janarit të vitit 2021.

    Pas këtij shorti ka reaguar kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e ka quajtur lajm të mirë kët sfidë.

    Postimi i tij:

    Edhe pse e vështirë si lojë, ky është lajm shumë i mirë. Në 1/16 e finales të Champions League në Futsal Fc Prishtina do të luaj me FC Barcelona.

    Si gjithmonë, suksese lojtarëve në çdo lojë, e përgëzime për punën e deritanishme. Fatos Dili – e di që nuk ta themi përditë, por falemnderit për punën shembullore në organizimin e klubit. Je mundu me mish e me shpirt që ky klub me qenë me organizim në nivelet e Evropës me kushte të Kosovës.

    Do të ju përcjellim me lot prej gëzimit, edhe në qoftë se humbim. Por, në fakt unë besoj edhe se është i mundshëm rezultati i favorshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!