Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para miqësoreve me San Marinon dhe Maltën.
Ai është pyetur edhe për Andi Zeqirën, që është ftuar te Kombëtarja A e Zvicrës.
“Nuk jam i lumtur aspak që ai është te Zvicra sepse Andi është një lojtar i së ardhmes për ne. Ende asgjë nuk ka përfunduar, por mbetet të shihet. Mirëpo, kemi rastin e Albian Ajetit që zgjodhi Zvicrën, por tani nuk është në listë për Evropian”, tha Challandes.
“Dardanët” do të nisin sonte përgatitjet në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon.
Pastaj, ata do të marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë miqësoren tjetër me Maltën në Klagenfurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.