×
  • Sport
  • Sport

    Challandes: Bullgaria e fortë, Kololli mund të luaj

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 18:02

    Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë një lajm të mire para sfidës së nesërme ndaj Bullgarisë.


    Ai ka thënë se është e mundshme inkuadrimi i mbrojtësit kryesorë të skuadrës, Benjamin Kololli i cili mungoi ndaj Danimarkës dhe u raportua se nuk do të luajë as nesër.
    “Ne do ta testojmë këtë mbrëmje dhe do ta marrim një vendim, por është një mundësi që ai luan”, ka deklaruar Challandes, transmeton Reporteri.net.

    I pyetur se a e konsideron Bullgarinë si kundërshtarin më të fortë në ndeshjet zyrtare, Challandes e ka pranuar se po.

    “Po, qartë. Tani luajmë për kualifikimet në Euro, jo në grupin D të Ligës së Kombeve. Ata kanë eksperiencë pasi kanë luajtur 4-5 runde të ndryshme të kampionateve europiane apo botërore. Nëse e krahasojmë, do të jetë shumë e vështire. Kam dëgjuar se ka shumë entuziazëm, sfida fillon tani”, ka deklaruar trajneri në konferencë për media.

    Ndërsa ka lavdëruar paraqitjen e ekipit ndaj Danimarkës, Challandes ka pohuar se në ndeshjen ndaj bullgarve do që futbollistët të luftojnë për çdo top.

    “Mendoj se është një tjetër ndeshje, një ndeshje e mirë për spektatorët nuk e di. Por për mua është e qartë, ne luajmë për kualifikim, luajmë për pikë, dua luftë për çdo top. Bullgaria është fizikisht e forte, kështu që do të kërkoj të luftojmë për çdo top”, ka deklaruar Challandes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!