Bernard Challandes ka folur për herë të fundit para ndeshjes historike të Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut
Kosova nesër luan me Maqedoninë e Veriut në play-offin e Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net
Bernard Challandes para pak minutash mbajti konferencën e fundit për shtyp, ku u tregua optimist për ndeshjen e nesërme, pavarësisht mungesave të shumta, shkruan Reporteri.net
“Dy vjet më parë e kam marrur nën udhëheqje Kosovën dhe kam folur me ekipin për këtë ditë. Tashmë jemi para një momenti kur ëndrrën edhe mund ta prekim, ne kemi disa probleme por Kosova edhe si popullatë dhe si shtet ka treguar që di t’i përballoi sfidat para vetës,” ka thënë Challandes.
“Unë jam gati për këtë ndeshje, skuadra është gati për këtë ndeshje. Ne njohim kualitetin e Maqedonisë së Veriut, por unë jam optimist dhe tashmë koha ka arritur ndeshja është nesër, nuk duhet te presim edhe dy vite e gjysmë për ta arritur atë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.