×
  • Sport
  • Sport

    Challandes dhe zyrtari i UEFA-s vizitojnë fushën e Trepçës ‘89

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 16:41

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, bashkë me shefin e edukimit të gjeneratave të reja në UEFA, Jean Francois Domergue, dhe zyrtarë të FFK-së e kanë vizituar një fushë në Mitrovicë.


    Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se presidenti i Federatës, Agim Ademi, dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, i kanë shoqëruar Bernard Challandesin dhe Jean Francois Domerguen në një vizitë në fushën me barin sintetik në Mitrovicë.

    Kjo fushë, në të cilët të lartpërmendurit u pritën nga drejtuesit sportiv të qytetit dhe drejtuesit e klubit Trepça ’89, ishte ndërtuar kohë më parë në kuadër të partneritetit të FFK-së me UEFA-n.

    Gjatë kësaj vizite, zyrtari i UEFA-s ka pasur rastin të ndjekë një stërvitje të grupmoshave të reja të Trepçës ’89.

    Në anën tjetër, Challandes do ta ketë fokusin te dy ndeshjet e radhës të Kosovës – ndeshja miqësore kundër Gjibraltarit dhe ajo kundër Malit të Zi për kualifikim në EURO 2020 – të cilat do të zhvillohet më 10 dhe 14 tetor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!