×
  • Sport
  • Sport

    Challandes: Duhet të luajmë si Liverpooli për ta mposhtur Çekinë

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 14:24

    Kosova do të luajë me Çekinë më 14 nëntor në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020


    Bernard Challandes sot ka dalur në konferencë për media në prag të ndeshjes me Çekinë ku ka thënë se Kosova duhet ta merr si shembull lojën që dje e zhvilloi Liverpooli kundër Cityt ku fitoi 3-1, shkruan Reporteri.net

    “Ne duhet të jemi të gatshëm për të gjitha situatat dhe të luajmë si fizikisht ashtu edhe mënyrë psikike,” ka thënë Challandes.

    “Ne kemi cilësi, por duhet të dimë si ta qarkullojmë topin, nëse e keni parë lojën e djeshme të Liverpoolit dhe Manchester Cityt, aty ka shumë lojë me mentalitet të lartë.

    “Ka të bëjë me shpirtin luftarak, por edhe me mentalitetin fitues, Liverpooli e kishte këtë dhe duhet të luajmë edhe ne një lojë të tillë me mentalitet fitues,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!